Koço Danaj akuzon Malin e Zi për diskriminim ndaj shqiptarëve

0

Koço Danaj, kryetari i lëvizjes “Lista për Shqipërinë Natyrale”, ka akuzuar qeveritë e Malit të Zi, Maqedonisë, Greqisë dhe Serbisë  për diskriminim sistematik ndaj popullatës shqiptare, shkruan gazeta “Dan”.

Ai tha se në viset ku jetojnë shqiptarët jashtë Shqipërise dhe Kosovës, kemi një shovinizëm dhe diskriminim i cili vazhdon që nga kohët e Perandorisë Osmane. Ai qëndrimin e këtyre shteteve ndaj pakicës shqiptare e krahasoi me atë të ISIS ndaj pakicave fetare në Siri dhe Irak dhe se Unioni Europian duhet ti lejojë shqiptarët të bashkohen në mënyre paqësore.

Ai poashtu akuzoi politikanët shqiptarë se mendojnë për interesat e tyre e jo për popullin shqiptarë në terësi.

Danaj njoftoi se së shpejti “Lista për Shqipëri Natyrale”, do të kërkojë nga Gjykata e Hagës të hedh poshtë vendimet e Konferencës së Londrës të vitit 1913, ku u vendosen kufijtë aktual të Shqipërisë.