Knezheviq: Dritan Abazoviq është fajtor për shkatrrimin e opozitës!

0

Në emisionin Replika te televizionit publik RTCG1, deputeti i Frontit Milan Knezheviq shpertheu me disa teza se si u shkaterrua opozita duke akuzuar deputetin Dritan Abazoviqin si aktor kryesorë.

“Në vitin 2012 në Nikshiq kishim një platformë për të cilën publikisht Dritani është lavdëruar si ideatori i saj ku kërkohet nga në të pranojmë Kosovën dhe të heqim dorë nga principet burimore të subjekteve tona, e pastaj u kuptua diçka fare tjetër.

Një mbremje para nënshkrimit të marrëveshtjes me SDP për Podgoricë, Dritan Abazoviq nis iniciativën për shkarkimin e kryetarit te vet, Darko Pajoviq. Pas kësaj Krivokapiq heq dorë nga nënsnkrimi me pretekst që nuk ka unitet në Partin Pozitive.

Pas gjithë kësaj rrin jo vetëm DPS-i por edhe Ranko Krivokapiq , kryetari i SDP-së që gënjen opozitën, ka genjyer edhe neve edhe qytetarët. Pas kësaj kanë dalë me tezën për formimin e Qeverisë kalimtare ku propozohet për kryetar askush tjetër por vetë Zharko Rakçeviq, ish kryetari i SDP-së i cili njëkohesisht është edhe multimilioner. “ tha Knezheviq.

 Azra Jasaviq nga partija Pozitive, duke u ndërlidhur me reagimin e  Knezheviq,  theksoi se keto struktura janë pjesë e inxhinjerisë Mediatike e cila u rrin prapa, dhe se ato janë të gatshme tu shërbejnë milionave të tyre e jo qytetarëve  të Malit të Zi.

Në emision ishin të ftuar edhe përfaqësuesit e URA  por askush nga ato nuk morri pjesë në debat.