Klubi i taekwondo-s “Ulqini” kthehet me tre trofe nga Podgorica

0

TAEKWONDO ULQINI

Kthehet me tre trofe nga Podgorica. Klubi i Taekwondo-së Ulqini është fitus i kupës së turneut ndërkombëtar “Podgorica open” për vitin 2018.Dje me datë 29.04.2018 në Podgoricë u mbajt turneu ndërkombëtar në sportin olimpik të Taekwondo-së. Në këtë turne u paraqitën afër 400 garues kryesishtë nga vendet e rajonit. Klubi i Taekwondo-së Ulqini u paraqit me 34 garues në të gjitha kategoritë. (pionir, kadet, junior dhe senior). Rezultati për Taekwondo Ulqinin është gjithësejt 28 medalje, prej tyre 10 medalje të arta, 10 medalje të argjendit, 8 medalje të bronzit dhe tri kupa. Garuesja më e suksesshme e turneut shpallet Amella Nuti me tre ndeshje të fituara.

Me medalje të arta u kurorzuan garuesit:

?Edina Kraja, ?Medina Kanaqeviq, ?Amra Dushku, ?Amella Nuti, ?Harun Dervishi, ?Bledar Kasmi, ?Enes Dushku, ?Besart Kuqi, ?Mervana Mucaj, ?Sofjan Beci.

Me medalje të argjendit u kurorzuan garuesit:

?Fiona Kraja, ?Egzon Lika ?Amrudin Hoxha, ?Sumeja Bisha, ?Jahja Dervishi, ?Abdullah Dervishi, ?Mersida Demiri, ?Merisa Malokraja, ?Sara Malokraja, ?Hava Malokraja.

Me medalje të bronzit u kurorzuan garuesit:

?Dion Mustafa, ?Amell Nuti, ?Hakush Fici, ?Isuf Gjenciq, ?Erblind Avdiu, ?Enis Kurti, ?Amar Bakalli. ? Arta Ismailaga.

Sipas Kategorive klubi i Taekwondo-së Ulqini fiton kupën? e vendit të parë në kategorinë e pionirëve dhe ?kupën e vendit të dytë në kategorinë Juniorëve. Ndërsa në rënditjen e përgjithshme klubi i Taekwondo-së Ulqini shpallet kampion i turneut duke fituar kupën ? e vendit të parë.

Falenderojmë prindërit e garuesve për kontributin e tyre, si dhe Komunën e Ulqinit. Falenderojmë anëtarët e komisionit për sport pranë komunës së Ulqinit z. Asllan Llunji, z. Arijan Lamoja dhe z. Alban Gjoni për përkrahjen e tyre.

Me respekt,

Fikret Dushku prof,