Klubi i Forcës kërkon anulimin e tenderit për blerjen e makinës

0

Kryetari i klubit të këshilltarëve të Forcës së Re Demokratike, Arijan Murati, kërkon anullimin e tenderit për blerjen e makinës së re nga ana e Komunës.

Në një shkresë dërguar kryetarit të Komunës Fatmir Gjeka, Murati thotë se ky shpenzim nuk ka qenë i paraparë me buxhetin e vitit 2015, dhe se është komplet shpenzim i panevojshëm për të cilin ata nuk kanë votuar.

Duke parë situatën e rëndë ekonomike, thotë Murati, këto mjete është shumë më e drejtë të shkojnë për mbulimin e pagave të puntorëve të Komunës dhe atyre të ndërmarrjeve publike.

A.Murati