Klubi i futbollit “Otrant” fiton zyrën

0

Me iniciativën e Komisioni për kulturë media dhe sport pranë KKSH-së me kryetar Cani Lazoja, dhe me vullnetin e mirë të drejtorit të Qendrës për Kulturë Nail Draga , sot u arrit marrëveshja që në katin e parë të kësaj qëndre të vihet në dispozicion një hapsirë për klubin e futbollit “Otrant”, e cila do të jetë edhe hapsira zyrtare e klubit për mbledhje, organizime, dhe shërbime tjera .

Kryetari i klubit Hasim Hoxha, shprehu falimnderimin e tij ndaj drejtorit të Qendrës për kulturë për zgjidhjen e njërit prej problemeve të shumta që ka klubi.

Klubi “Otrant”  tash ka adresën e vet, dhe zyra do jetë e pershtatshme për mbledhje, dokumentacione dhe arkiv të klubit.