KKSH uron Metën për zgjedhjen si President i Shqipërisë

0

MESAZH URIMI PËR Z. Ilir META

PRESIDENT I ZGJEDHUR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

I nderuar Z. META ,

Me kënaqësi të veçantë sot mësuam zgjedhjen Tuaj President i Republikës së Shqipërisë.

Më lejoni që në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi dhe në emrin tim personal, të Ju uroj përzemërsisht zgjedhjen në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Zgjedhja e Kreut të Shtetit Amë është një lajm i mirëpritur për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen po ashtu edhe për ata në Malin e Zi.

Urojmë që ta përmbushni me sukses detyrën e Kryetarit të Shtetit dhe mirëpresim çdo bashkpunim me Ju me qëllim mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve.

Urime !
Me respekt,

Kryetari

Genci Nimanbegu