KKSH: Udhëzim për procedurën e regjistrimit në studimet e masterit

0

Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, ka shpallur Udhëzimin mbi procedurat e pranimit dhe regjistrimit të kandidatëve shqiptarë jashtë kufijve të Shqipërisë (nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja), në ciklin e dytë të studimeve “Master Profesional” dhe “Master i Shkencave”.

AFATI I APLIKIMIT  është nga data 2 deri më 9 nëntor 2015.

Aplikimi bëhet duke plotësuar formularin e aplikimit (Shtojca nr.1 e Udhëzimit), i cili parasheh rradhitjen e 5 programeve të studimit sipas preferencës së vetë kandidatit. Kandidati duhet t’i përmbahet rendit preferencial zbritës, pra në vend të parë të vendosë programin e studimit më të preferuar, duke vazhduar deri tek ai më pak i preferuar. Pranë secilit program duhet të shenohet emri i Institucionit Publik të Arsimit të Lartë  (emri i Fakultetit ku zhvillohet ai program studimi) dhe numri i identifikimit të programit (ID), sipas tabelës së vendimit nr. 866, të datës 23.10.2015, të cilin mund ta gjeni bashkangjitur ne attach:

Dokumentacioni i cili duhet t’i bashkangjitet këtij formulari duhet të jetë në dy ekzemplarë të njësuar me origjinalin dhe është si në vijim:

  1. Diploma e ciklit të parë të studimit, Bachelor, së bashku me suplementin e diplomës ose me listën e notave. Diploma duhet të jetë e noterizuar, pra e njësuar me origjinalin.
    (Në mungesë të diplomës dërgohet vërtetimi i përfundimit të ciklit të parë të studimeve.)
  2. Diploma dhe dëftesat e shkollës së mesme, të noterizuara brenda Republikës së Shqipërisë dhe dokumenti i njohjes së diplomës së shkollës së mesme, dokument ky që lëshohet nga Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë.
  3. Fotokopja e letërnjoftimit;
  4. Dy fotografi;
  5. Mandat arkëtimi i tarifës së aplikimit prej 2000 lekë, i cili paguhet pranë zyrave të Postës Shqiptare.

Për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve dhe për informacione të tjera më të detajuara, mund t’i referoheni Udhëzimeve si më poshtë:

VKM-866-23102015

Udhezim_47_master-troje