KKSH: Në disa shkolla nxënësit shqiptarë mësohen nga mësimdhënës që nuk njohin gjuhën shqipe

0

Në letrën e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve dërguar ministrit të arsimit Predrag Boshkoviq, thuhet se në disa shkolla shqipe në Mal të Zi japin mësim mësimdhënës që nuk njohin gjuhën shqipe, cka është në kundërshtim me Ligjin për liritë dhe të drejtat e pakicave.
Me iniciativë të Komisionit për Arsim dhe Përdorim Zyrtar të Gjuhës shqipe të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi dhe me përkrahje të Kryetarit të KKSH-së, z. Genci Nimanbegu, në mbledhjen e mbajtur në Ulqin, të shtunën, më 13 shkurt 2016, KKSH procesuoi kërkesën për zbatimin e Nenit 13, paragrafit 4, të Ligjit mbi të drejtat dhe liritë e pakicave, me çka garantohet që “Mësimi të zhvillohet tërësisht në gjuhën e popujve pakicë dhe të bashkësive të tjera minoritare”.