KKSH: Lejet e qëndrimit për studentat në Shqipëri janë falas

0

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, informon të gjithë studentët shqiptar nga Mali i Zi, të cilët vazhdojnë studimet në Republikën e Shqipërisë, se  është e nevojshme të pajisën me Leje-Qëndrimi dhe ato mund ti marrin falas, sipas marreveshjes së dy ministrive.

Autoritetet kopetente për lëshimin e lejeve të qendrimit janë Drejtoritë e Migracionit, pranë çdo qyteti ku studentet banojnë dhe studiojnë.

Studentët janë të obliguar që konform ligjeve dhe Marrëveshjes së mësipërme të pajisën me Leje-Qëndrimi, për të rregulluar statusin e tyre dhe për të mos hasur në pengesa me autoritetet.