KK “Ulqini”: Vajzat shpallen nënkampione të Malit të Zi

0

Klubi i Karatesë “Ulqini” mori pjesë fundjavën e kaluar në dy gara – në Kampionatin e Malit të Zi për seniorë dhe në Turneun internacional në Bjello Pole.

Më 10 maj 2015 në Podgoricë u mbajt Kampionati i Malit të Zi për seniorë. 
Klubi i Karatesë “Ulqini” në këtë turne ndërkombëtar mori pjesë me 8 garues, të cilët u kurorëzuan me gjithsej 8 medalje: 4 të argjendta dhe 4 të bronzta.

Nënkampione të Malit të Zi në luftëra individuale u shpallën Antigona Rama +68kg dhe Hantije Ibroçi -61kg. Me medaljen e bronztë në luftëra individuale u kurorëzua Albion Duraku -60kg.

Ekipi i vajzave në luftëra dhe kata u shpall nënkampion të Malit të Zi të cilat ishin në përbërje nga Seida Suma, Hantije Ibroçi dhe Antigona Rama, ndërsa ekipi i djemve në luftëra dhe kata arritën të renditen në vendin e tretë ekipi i katave ishte në përbërje nga Edin Kraja, Marko Daboviq dhe Albion Duraku, ndërsa në luftëra ishte në përbërje nga Viktor Curoviq, Allmir Hajdari, Albion Duraku, Edin Kraja dhe Marko Daboviq.

Kjo është edhe një arritje e shkëlqyeshme e klubit tonë, sepse nuk është lehtë të jesh në mesin e më të mirëve në konkurrencën e seniorëve. Do të vazhdojmë të punojmë me këto ekipe, që edhe në të ardhmen të marrim pjesë me sukses edhe në gara të tjera për seniorë, shprehen të kënaqur trajnerët e klubit Naim Duraku, Blerim Sukaliq, Ruzhdi Rama dhe kryetrajneri Kujtim Sukaliq.

Ndërsa, më 9 maj 2015 u mbajt turneu internacional i Karatesë „Trofej Bijelo Polje“, në Bjello Pole. Klubi i karatesë “Ulqini” në këtë turne u paraqit me gjenerata të reja, të cilët arritën të fitojnë 9 medalje: 6 medalje të arta dhe 3 të argjendta.

Ekipi profesional i trajnerëve i KK “Ulqini” falënderojnë ndërmarrjen “Final Trade”, prindërit e garuesve, si dhe kryesinë e këtij klubi në krye me Gjorgje Daboviq dhe Skender Tahirin për ndihmën e dhënë për pjesëmarrje në këto gara.

Shërbimi informativ i Klubit të Karatesë “Ulqini”