KK “Ulqini” renditet i 5-ti nga 110 klube në “Ilixha Open”

0

Më 10-11 mars 2018, Klubi i karatesë “Ulqini” mori pjesë në turneun më të fuqishëm ndërkombëtar të karatesë në regjion “Ilixha Open 2018” në Sarajevë.

Në turneun „ILIXHA OPEN 2018“ morën pjesë 110 klube me 1271 garues nga 6 shtete .

Klubi i karatesë “Ulqini” në plasmanin gjeneral u rendit i 5-ti duke lënë pas edhe 105 klube te tjerë shumë të fuqishëm. Ky është një bum i radhës për klubin tonë, si dhe qytetin, ku garuesit tonë treguan një përgatitje superiore duke u hasur me më të mirët e karatesë së mbarë rajonit.

Klubi i karatesë “Ulqini” në këtë Turne u paraqit me 10 garues, të cilët arritën të fitojnë 13 medalje: 6 medalje të arta, 2 të argjendta dhe 5 të bronzta.

Garuesi më i sukseshëm në këtë turne nga klubi jonë ishte i pa ndalshmi Riad Tafa i cili u kurorëzua me 2 medalje të arta, 1 të argjendtë dhe 1 të bronztë.

Me medalje të arta në disiplinat individuale u kurorëzuan: Riad Tafa – 2 të arta, me nga një të artë u kurorëzuan Marko Daboviq dhe Simon Simonoviq, me medalje të argjendtë u kurorëzua Paskual Koçoviq, kurse me nga një të bronztë u kurorëzuan Seida Suma, Adis Demiri, Simon Simonoviq dhe Riad Tafa.

Në disiplinat ekipore kata me medalje të artë u kurorëzua ekipi i seniorëve dhe ekipi i kadetëve dhe juniorëve. Ekipi i seniorëve ishte në përbërje: Marko Daboviq, Elvir Islami dhe Albert Rudoviq, të cilët u kurorëzuan me medalje të arta; ekipi  kadetë/juniorë i përbërë nga Elvir Islami, Albert Rudoviq dhe Aldin Buliq gjithashtu u kurorëzuan me medalje të arta, kurse me medalje të argjendtë u kurorëzua ekipi i katave i gjeneratës 2007/2008, i cili ishte në përbërje nga Adis Demiri, Simon Simonoviq dhe Riad Tafa.

Trajnerët dhe udhëheqësia e KK “Ulqini” shprehen të kënaqur me arritjen e garuesve të tyre në këtë turne shumë të fuqishëm. – Jemi të kënaqur dhe dita-ditës jemi duke ecur me hapa të sigurtë drejt fitoreve të mëdha, – thonë me krenari ata.

Ata po ashtu falënderojnë sponsorët që mundësuan pjesëmarrjen në këtë garë: ndërmarrjen “Final Trade”, “Elita Grop”, “Kallaba Company” dhe prindërit e garuesve.

SHËRBIMI INFORMATIV I KK “ULQINI”