Kisha serbe kërkon të renovojë kishën në Kala!

0

Kisha serbe, gjegjësisht dega e saj në Mal të Zi e njohur si Mitropolia malazezo-bregdetare, ka mbledhur rreth 3000 nënshkrime me qëllim rinovimin e kishës na Kala, dhe vendosjen e saj në shërbim të kësaj kishe.

Këtë për “Vijesti” e ka vërtetuar edhe protojerej Radojica Bozhoviq, i cili tha se kjo është çështje interne në të cilën nuk ka nevojë të përfshihet publiku i gjërë.

Kjo nuk është tentativa e parë e kësaj kishe për të vendosur nën shërbimin e saj monumentet historike shqiptare, shpesh më të vjetër se edhe vetë kisha serbe.

Ka ndodhur më parë edhe me kishën në Krajë, kishat në Shas, dhe atë në Kala.

Kryetari i shoqatës “Kalaja” Ismet Karamanaga tha se ky lokalitet është trashigimi i të tre konfesioneve, dhe se për këtë më parë kanë dhënë mendim të njëjtë edhe Enti për mbrojtjen e trashigimisë kulturore nga Cetinja si dhe historian të ndryshëm.

Në vitin 1996 Mitropolia malazezo-bregdetare, me qëllim që ta shpallë pronë të veten, aty vendosi një kryq të hekurt, duke shkaktuar indinjatë në popullsinë e Kalasë dhe krejt Ulqinit.

Karamanaga tha se ka marrëdhënie korrekte me protojerejin Bozhoviq, por se nuk ka pasur dijeni për këtë iniciativë.

Kur një populli i mungon historia në vende të caktuara, shpesh mundohet me metoda të tilla ta shpikë atë në dëm të tjerëve.