King James duket i pandalshëm

0
Cleveland Cavaliers' LeBron James drives against the Golden State Warriors Festus Ezeli (31), Draymond Green (23) and Andre Iguodala (9) during Game 3 of the 2015 NBA Finals on June 9, 2015 at the at Quicken Loans Arena in Cleveland, Ohio. AFP PHOTO / TIMOTHY A. CLARY (Photo credit should read TIMOTHY A. CLARY/AFP/Getty Images)

Kjo finale e NBA ndërmjet Cleveland dhe Golden State po kthehet në një “show” të LeBron James.

I dobsuar nga mungesa e Love dhe Irving, Cleveland i ka varur shpresat komplet tek James, i cili i vetëm po i bën ballë skuadrës më të mirë të sezonit të rregullt. Ajo cka bie në sy nuk është vetëm loja e tij, por edhe fakti që ai po i bëb të luajn mirë edhe shokët e skuadrës që dikur cilsoheshin si “mediokër”. Një shembull i mirë është Mathew Dellavedova, i cili mrëmë shënoi 20 pikë, duke dhënë kontributin kryesor pas James.

Vetë “Mbreti” regjistroi double-double me 40 pikë dhe 12 kërcime. I mirë ishte edhe Tristan Thompson me 17 kërcime dhe 10 pikë.

Golden State po dështon pikërisht në armën e tyre më të fortë, saktësia e gjuajtjeve. Edhe pse mbrëmë ishin më të saktë (40.%) se në ndeshjen e fundit, përsëri Cavs ishin më të suksesshëm (46.1%)

Steph Curry pati një ndeshje të mirë me 27 pikë, por kësaj rradhe nuk u përcoll nga Thompson i cili regjistroi vetëm 14. Veterani Andrew Igoudala shënoi 15 nga pankina e rezervave.

 

Rezultati i ndeshjes:

 

Cleveland Cavaliers   –   Golden State Warriors       96 – 91 (2-1)