Këtë vit ska akua park

0

Për shkak të problemeve në lidhje me pronësine e një pjese të tokës, të cilën e kërkojnë familja Rudoviq, aqua parku në Shtoj nuk do të ndërtohet këtë vit.

Këtë për “Pobjeda” e beri të ditur drejtori i firmes “Polin” Sahret Hajdarpashiq.

“Ne kishim parashikuar ta kryejmë gjithë punën , nga testet e tokës , përmes zhvillimit të projektit , deri në montimin e fundit të të gjithë kompleksit , deri me 1 korrik. Në fund të vitit të kaluar kemi nënshkruar  marrëveshjen definitive me përfaqësuesit e autorizuar të komunës së Ulqinit për marrjen me qira në periudhë 30 vjecare të tokës në Shtoj, dhe ishim të sigurtë reciprokisht se nuk ekziston asnjë pengesë në këtë proces prej të cilit çdokush do të perfitonte, në mënyrë direkte ose indirekte. Për fat të keq doli se jo çdo gjë është kështu , dhe për këtë kemi humbur gati tre muaj si dhe mundësine që investimi të realizohet në kohën e parashikuar.

Kjo është arsyeja pse  i kemi shtyrë punimet , por kjo nuk do të thotë se kemi hequr dorë definitivisht.”, tha Hajdarpashiq.

Edhe pse drejtori i “Polin” eshte treguar optimist për të ardhmen, situata nuk le vend për të.

Nëse vendimet e gjykatës në lidhje me pronësite nuk mjaftojnë për zgjidhjen e situatave të këtilla, atehere sistemi juridik nuk ka as pse ekziston, pasi është e qartë se qëndron nën atë politik.

Fatkeqsisht, parashikimi i portalit tonë për situatën në fjalë, doli i saktë.

Ulqini nuk do të ketë aqua park, e as Rudoviqët nuk do ta marrin tokën.