Këshilltarët e Komunës së Ulqinit thirren nga Prokuroria

0

Disa këshilltarë të Komunës së Ulqinit u thirrën nga Prokuroria e Lartë që të japin deklarata në lidhje me rastin e Kino Bahces.

Deri tani nuk ka njoftime se cfar për  ndërmerret në këtë drejtim, por kryetari i UDSH-së Mehmet Zenka, i cili ishte njëri nga këshilltarët e thirrur, deklaroi për “Vijesti” se partia e tij është pro zbardhjes dhe dënimit të fajtorëve që mund të jenë implikuar në këtë cështje.

Sic dihet, Kino Bahcja në vitin 2006 u dha me qira nga pushteti i atëhershëm dhe në vend që të përdoret për aktivitete kulturore u kthye në klub nate, cka i hapi rrugë procesit të kthimit të kësaj prone pronarëve nga të cilët ishte nacionalizuar.