Këshilli për zgjedhje dhe emërime: Caktohen kandidatët për Komisionin zgjedhor komunal

0

Sot u mbajt mbledhja e Këshillit per zgjedhje dhe emërime të cilën e ka udhëhequr Kryetari Xhaudet Cakuli.

Në mbledhje u caktuan kandidatët e ri të Komisionit zgjedhor komunal, emërimi i të cilëve do të behët të hënën në mbledhjen e Kuvendit.

Kryetari i Komisionit zgjedhor,sipas Ligjit zgjedhor i takon subjektit politik i cili ka pasur me se shumti vota ne zgjedhjet lokale.

Partija demokratike socialiste e cila në zgjedhjet e fundit ka fituar 9 mandate propozoi kandidatin Pjetër Lulgjuraj për Kryetar të komisionit,kurse zëvendës Vllado Filipoviqin.

Kryetar i deritashëm ishte Jakup Murati.

PDS-eja gjithashtu propozoi për anëtar Pranvera Suliq kurse për zëvendës Arben Taganin.

Antari nga Forca do të jetë Besmir Murati kurse zëvendës Adnan Katana.

Parija Demokratike ka propozuar për anëtar Qazim Caushin kurse për zëvendës zonjën Valentina Osmani-Kurti.

UDSH-ën do ta përfaqësojë Hasan Gjoni kurse zëvendës Valon Dasharami.

Dy kandidatet e Partis social-demokrate, Avdo Gorana dhe Naser Resulbegoviqi nuk fituan pëlqimin e Keshillit pasi që UDSH-eja ka një mandat më shumë dhe fitoi kandidati i tyre.

Për Sekretar të Komisionit zgjedhor u zgjodh antari i Forcës, Allmir Mollabeqiri.