Këshilli Kombëtar: Kërkesë për fushë futbolli në Ulqin

0

Këshilli Kombëtar, me iniciativë të kryetarit të Komisionit për media dhe sport Cani Lazoja, ka kërkuar informatë në lidhje me lokacionin e paraparë për fushë futbolli, sipas Planit hapsinor të Ulqinit i cili është në përpilim.

Komuna e Ulqinit nuk ka asnjë fushë futbolli, dhe klubet gjithmonë kanë shfrytëzuar fushën në Plazh të Madh, e cila është në pronesi të Rivierës së Ulqinit.