Kësaj fundjave manifestimi tradicional gjithë popullor ”Dita e Rumisë 2019”

0

Kësaj fundjave, me 09 qershor 2019, Shoqata e bjeshkatarëve ”Rumia” nga Ulqini organizon për të tetin vit me radhë manifestimin tradicional gjithë popullor ”Dita e Rumisë 2019”.

Qëllimi kryesor i këtij manifestimi është ruajtja dhe përtëritja e traditës shumë shekullore të popullatës vendore të daljes në majen e malit Rumisë, i cili konsderohet si simbol i ekzistencës së tyre. Poashtu qëllim në vehte është njohja me bukuritë natyrore të kësaj ane si dhe shoqërimi i bjeshkatareve dhe krijimi i njohjeve të reja ndërmjet tyre.

”Dita e Rumisë” si manifestim unik vlerësohet ndër veprimtaritë kryesore të kësaj treve duke tubuar adhuruesit e traditës, historisë, kulturës, natyrës, bjeshkatarisë etj. Gjatë viteve të kaluara pjesëmarrës kanë qenë me qindra bjeshkatarë nga Kraja, Tivari, Ulqini, Ana e Malit, Malësia, Shqipëria, Kosova etj, duke ndikuar në masivizimin e këtij manifestimi i cili me vlerat që përçon është bërë tashmë pjesë e ofertës turistike.

Për të gjithë pjesëmarrësit që këtë fundjavë do të jenë pjesë e këtij aktiviteti më poshtë janë dhënë edhe disa detaje nga SHB ”Rumia”.

Ju njoftojmë që data e manifestimit të përvitshëm “Dita e Rumisë” do të jetë 09 qershor 2019.

-Nisja nga Ulqini bëhet në orën 04:00 para Komunës së Ulqinit

-Transporti është individual.

-Gjithashtu mund te shfrytzoni edhe transportin me minibus ose autobus nga Ulqini ne Brisk dhe anasjelltas. Udhetimi me autobus kushton 5 euro per person. Paraqitja per transport eshte e obligueshme. Ajo duhet te behet deri diten e shtune me 08 qershor ne oren 18.00, ne tel. 069 962 297

-Bjeshkatarët duhet të grumbullohen në fshatin Brisk Nalt

(vendnisja e viteve të mëparshme);

-Në orën 06:00 fillon ecja përgjatë shtegut;

-Para së gjithash të ruhet ambienti

-Gjatësia e shregut shkon deri në 4,5 km në një drejtim me

vështirësi mesatare;

-Të nevojshme janë këpucë e malit veshje të përshtatshme dhe veshje rezerve per nrrim, ushqim fruta

dhe 3-4 L ujë;

-Mbërritja në majë të Rumisë (1595m lmd) parashikohet të jetë

rreth orës 11:00;

-Gjatë zbritjes, ne Djerr të Rumisë do të mbahen garat

tradicionale;

-Mbërritja në pikënisje rreth orës 16:00

-Vendi është i siguruar për bjeshkatarët që kanë dëshirë për kamping në Brisk Nalt një natë para nisjes;

-Lusim shoqatat që shprehin vullnetin të na bashkangjiten të

paraqiten në inboks.

-Për sqarime rreth organizmit, lini meshazh ne inboks ose nr 069 962 297

Ju mirëpresim!

Me nderime, SHB “Rumia”-Ulqin!