Kërkohen zgjidhjet për borxhin ndaj Deponisë rajonale ”Mozhura”

0

Kryetari i Ulqinit Z.Nazif Cungu me bashkëpuntorë u takua sot me drejtorin e Deponisë sanitare Z.Dragan Simoviq. Bashkëbiseduesit u fokusuan tek borxhet e mëdha që komuna e Ulqinit i ka ndaj kësaj ndërmarrjeje rajonale dhe që për fat të  keq të mosshlyerjes ndër vite për Komunën tonë kapin shumën  mbi 350.000 euro.

Të ndodhur në një situatë të tillë të vështirë dhe një procesi gjyqësorë të paralajmëruar në dëm të komunës tonë më 25 prill, kryetari Cungu ka propozuar që  të nënshkruhet një marrëveshje trepalëshe dhe me cesion të bëhet shlyrja e borxheve, ku komuna është garant, kuptohet  në masën e përballueshme. Ky hap është i domosdoshëm deklaroi Cungu, veçmas kur dihet që sezoni turistik po troket.

Për të gjitha këto tha Kryetari Cungu, detalisht do të njoftojmë Kuvendin  Komunal.

/kabineti/