Kërkesat e shqiptarëve: Kthimi i Valdanosit dhe Komuna e Tuzit vitin e ardhshëm

0

Koalicioni “Shqiptarët e Vendosur” në bisedime me PDS si qëllim kryesor ka pasur afatizimin e kërkesave të tyre, në mënyrë që realizimi të mos zvarritet.

Portali ynë mëson se ndër kërkesat kryesore ishte kthimi i ullishtës së Valdanosit ish pronarëve dhe Komuna e Tuzit.

Të dyja këto kërkesa janë pranuar, dhe si afat     për realizim është caktuar viti 2017, gjegjësisht 2018.

Përvec kthimit të pronës, për Valdanosin është kërkuar edhe heqja e ullishtës nga zona e të Mirave Detare, si dhe ndalimi i ndëtimit në atë pjesë.

Sa i përket komunës së Tuzit, parashihet edhe mbajtja e referendumit në vitin 2017, kurse vendimi për komunë të plotë një vit më pas.