KATANA FITUES I MASTERS TURNEUT DERI NE 10 VJET

0

Në klubin e tenisit Bellevue , sapo përfundoj Masters turneu për tenistë deri në 10 vjet. Në këtë turne i cili është edhe turneu i fundit për vitin 2017, morrën pjes 8 tenistët më të mirë nga Mali i Zi . Skender Katana anëtar i K.T. Bellevue arriti të shpallet fitues i këtij turneu. Katana me fitoren e Masters turneut vërtetoj vendin e parë në rang list dhe njëherit shpallet lojtari më i mirë në Malë të Zi për vitin 2017 në grupmoshën e vet.
Në gjysmëfinale fitoj kundër Marko Dragoviq nga Podgorica me rezultat 1:4, 4:2, 10:8, kurse në finalen e turneut ishte bindshëm më mirë se lojtari nga qyteti Nikshiqit, Ivan Aranitovic me rezultat 4:1, 4:1.

Klubi i tenisit Bellevue – Ulqin