Kastelana demolon Bulevardin Teuta, intervenon Inspeksioni Komunal

0

Duke u justifikuar me leje të Direksionit Republikan për Trafik, kompania “Kastelana” demolon Bulevardin Teuta, me qëllim krijimin e rrugës hyrëse për Pompën e Benzinit e cila kjo kompani po e ndërton në Fushë të Ulqinit.

Dje, me datën 09 dhjetor, Inspeksioni Komunal intervenon dhe stopon këtë akt jashtëligjor, dhe parandalon dëmin e mëtejshëm në Bulevard.

Këshilltari i panvarur për rrugë dhe gjelbërim Gjorgje Daboviq ka konstatuar se kompania “Kastelana” me seli në Podgoricë në vendin ku po zhvillon ndërtimet, në Fushë të Ulqinit, në Bulevardin Teuta këtë po e bën në bazë të vendimit të jashtëligjshëm të Kuvendit të Ulqinit.

“Kastelana” po përfundon ndërtimin e pompës së benzinit në Fushë të Ulqinit, pjesën e Bulavardit ku gjenden edhe dy palma po i demolon për shkak të krijimit të rrugës hyrëse prej anës së djathtë të bulevardit.

“Po revoltohem për këtë çështje pasiqë ky është profesioni im”, tha Daboviq, duke cekur se hapja e kalimit të ri do krijojë kaos në bulevard.

Ai tha se “Kastelana” nuk ka lejen e Komunës për një gjë të tillë, edhepse posedon dokumentacionin tjetër.

“Kuvendi Komunal i Ulqinit në përbërjen e mëparshme ka aprovuar amandamentin e Direksionit për Trafik lidhur me ndryshimet dhe plotësimet e Planit Detaj për Fushën e Ulqinit.

Problemi qëndron në çështjen se nuk mund të ndikohet me amandamente në ndryshim dhe plotësim të planit detaj, për këtë arsye ky vendim është i jashtëligjshëm”, theksoi Daboviq. Ai gjithashtu shton se Bulevardi nuk është rrugë rajonale por në ingerencë të Komunës.

“15 ditë më parë, i dërgova Direksionit shkresë për ndalimin e demolimit të një pjese të Bulevardit, si dhe shkuljes së disa palmave, por që ende nuk kemi arritur asnjëfarë marrëveshje. Ndërkohë, ndërtuesi, po përgatitet për kryerjen edhe të kësaj pjesë të punëve. I ka shënuar edhe palmat që dëshiron ti shkulë, tha Daboviq. Ai thotë se inspeksioni ka qenë në vendndodhje, por që investitori tregoi lejen e direksionit republikan.

Shefi i Kuvendit Komunal Fuad Haxhibeti i vërtetoi të përditshmes “Vijesti” se nuk mund të ndikohet me amandamente në ndryshimin dhe plotësimin e planit detaj.

“Nuk e di se çfarë ka ndodhur me saktësi, në atë kohë nuk isha shef i parlamentit”, tha Haxhibeti.

Sekratari për urbanizëm Mustafa Gorana tha se “Kastelana” ndaj Sekretariatit për urbanizëm nuk ka drejtuar asnjëfarë kërkese për dhënien e asnjëfarë pëlqimi.

Drejtori i “Kastelanës” tha se kompania e tij i posedon të gjitha lejet dhe dokumentacionin e nevojshëm.

“Pqese ndokush ka diçka kundër, atëherë dihet proçedura ligjore, si për ato, ashtu edhe për neve. “Kastelana” gjithsesi punon sipas ligjeve të këtij shteti dhe kjo nuk është vështirë të vërtetohet”, thotë Nikolla Dusheviq.