Karantina për Corona virusin në Ulqin kërcënon sezonin turistik!

0

Sipas gezetes së perditshme “Vijesti” vendi ku do vendoset karantina për pacientet nga Corona Virus do të jetë në kazermën në Zogaj të Ulqinit. Këtë fakt ja kanë konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas burimeve  të Lajm.Me, kjo gjë u akordua me rastin e vizitës së Ministrit të Shëndetësisë Kenan Hrapoviq (SD) me drejtorin e shtëpisë së shëndetit dr. Pavle Marnikoviq (DPS), por portalet e kan anashkaluar këtë fakt duke e paraqitur vizitën e tyre si inaugurimin e ultrazërit dhe mamografit.

Sot pasi që doli ky lajm fort reaguan fortë nga Forca e re demokratike duke konsideruar që Qytetarët e Ulqinit nga Ministria e Shëndetësisë presin lajme të mira për maternitetin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve mjekësore në Anë të Malit.

Kemi fatin që Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit të ketë ndihmësministrin nga e njëjta parti me atë të ministrit të Shëndetësisë dhe me të drejtë presim qasje serioze dhe realizim të investimeve të mirëfillta sipas planeve dhe strategjive për zhvillim e jo tekave të individëve apo partive politike, theksojnë nga Forca, duke aluduar në Ministrin e shëndetësisë Kenan Hrapoviq dhe Qazim Hoxhiq ndihmës ministër i Turizmit nga partia Socialdemokrate.

Nga partia URA në reagimin e tyre shprehin që kjo nuk është një surprizë sepse ato sillen sikur kanë për qellim shkatërrimin e Turizmit në Ulqin.

Nga Fronti demokratik dr. Lillana Drashkoviq la deklarua që ky vendim i Ministrisë së Shëndetësisë është i dëmshëm dhe që kështu e qeros me karantinë qytetin që në vitin e kaluar ka realizuar  750000 fjetje.

“Propozimi për fabrikën e bitumit në Krythë dhe propozimi më i ri për karantinën në Zogaj janë „investime” të pashëndetshme për nga natyra dhe janë fyese për nga metodologjia e prapavija e vendimmarrjes dhe për këtë, presim seriozitet të plotë nga të gjitha organet e administratës shtetërore dhe lokale që për mirëqenien, shëndetin dhe dinjitetin e qytetarëve të Ulqinit të tregojnë kujdes të veçantë” përfundon reagimi i partisë shqiptare Forca.

Nga vizita e Ministrit ne Ulqin