Kalon ligji për planifikim hapsinor: Vetëm Nimanbegu kundër

0

Ligji i ri për planifikim hapsinor u votua sot me shumicën e votave në Kuvendin e Malit të Zi. Kundër formës aktuale të ligjit, për shkak të centralizimit të tepruar u deklarua vetëm deputeti i koalicionit “Shqiptarët e vendosur” Genci Nimanbegu.

Deputetët e tjerë të pakicave dhe ai liberal Andria Popoviq, u dorëzuan , edhe pse u munduan që këtë ta arsyetojnë me amandmentet e propozuara, të cilët edhe ashtu nuk kanë kurrëfarë ndikimi në formën e ligjit të miratuar.