Kalldrëmi i pangopur!

0

Investimi prej milioni në, siç u quajt në vitin 2009, projektin më të madh në infrastrukturë, duket se po kthehet në investim që rrezikon të hyjë në librin Guiness të rekordeve. Nuk mbahet mend që të jenë kryer më shumë riparime në një projekt se në kalldrëmin që shtrihet nga rrethrrotullimi e deri të Prva Banka.

Edhe sivjet këto ndërhyrje janë të paevitueshme, pasi kalldrëmi është amortizuar dhe nevojiten ndërhyrje të reja. Kjo nuk është aspak çudi duke pasur parasysh konfigurimin e terrenit dhe kalimin e automjeteve.

Nëse do të ishin konsultuar ekspertët, pushteti i atëhershëm i UDSH, PDS dhe PPD, nuk do ti hynin aq lehtë një projekti të tillë. Por qëllimi i politikanve tonë jo gjithmonë përputhet me realitetin dhe nevojat reale të popullit.

Ashtu si edhe gjatë riparimeve të tjera, përsëri do të bëhet bllokimi i qarkullimit me automjete, çka shkakton jo pak pakënaqsi në popull. Këto ditë njoftohet për fillimin e punimeve të reja, edhe pse kalldrëmi nuk e ka kaluar kurrë miratimin teknik.

E kështu do vazhdojmë më tej të financojmë qepjen e kalldrëmit të pangopur. Derisa të dalë ndonjë politikan i cili të paktën ka kurajon të thojë se kalldrëmi duhet hequr, para se të thyejë rekordin Guiness për riparime.

Ndoshta kështu edukojmë edhe brezin e ri që, kur të marrin vendime, të mos harrojnë të konsultojnë ato që dinë më shumë për problemet me të cilat ballafaqohen.