Kalimi kufitar në Sukubinë thyen rekordet e kalimit

0

Pika kufitare në Sukubinë ishte kalimi më frekuent në Mal të Zi gjatë sezonit turistik. Fillimisht e projektuar për 500.000 kalime në vit, ajo tashmë gjeneron 3 herë më shumë, duke kapur shifrat e 1.700.000 kalimeve (2014), me një rritje prej 11% për 7 muajt e parë të këtij viti. Deri tani nëpër këtë pikë kanë kaluar rreth 1 milionë udhëtarë

Këtë për TV Teuta e bëri të njohur kryeshefi i këtij kalimi Svetisllav Filipoviq , i cili me gjithë vështirësitë, është i kënaqur me arritjet e dritanishme.

Ai si problem kryesor theksoi mungesën e kuadrove profesional dhe faktin që pala shqiptare nuk ka procedurë për kalim të përshpejtuar.