Kalajlitë dhe lifti që çon te “Begova Kulla”

1

Kalaja e Ulqinit është pa diskutim një nga monumentet më të rëndësishëm nga historia ilire dhe e kombit shqiptar në përgjithësi. Është dëshmi e fortë e prezencës së hershme të shqiptarëve në këto troje.  Ajo është pushtuar disa herë nga fuqitë e ndryshme por asnjëherë nuk është arritur që shqiptarët të dëbohen nga aty.

Tentativa i fundit ishte pas tërmetit, kur banorët e Kalasë janë izoluar pa rrymë dhe pa ujë duke u bërë presion që të lëshojnë atë. Regjimi i atherëshëm kinse deshi ta transformonte në hotel, sikur Sveti Stefani, por qëllimi i vërtetë pa dyshim ishte largimi i shqiptarëve nga Kalaja. Kalajlitë atëher u treguan të mençur dhe trima të vërtet, dhe nuk i lëshuan shtëpitë e tyre.

Prandaj gjithë Ulqini këtë komunitet duhet ta shikojë me respekt të veçantë, dhe të ketë kujdes në ruajtjen  këtij monumenti historik për hir të mbrojtjes së identitetit tonë kombëtar.

Por a e bejmë ne vërtet këtë?

Para disa viteve u fol shumë për ndërtimin e hotelit të madh në mjedisin ku dikur ishte vendosur teatri i hapur, i njohur për ulqinakët si vendi ku tradicionalisht  organizoheshin luftrat me desh. Një traditë e vjetër e Ulqinit. Atëhetë banorët e Kalasë u ankuan për këtë ndërtim por pa sukses. Realizimi i këtij objekti u ndihmua nga sekretarja e atëhershme për urbanizëm e cila dha vizën legale për ndërtimin e kësaj ndërtese të shëmtuar. Tani kjo ndërtesë është gjysëm e përfunduar dhe prone ruse.

Vitet kalojnë dhe Kalaja vazhdimisht dhunohet nga pronaret e papërgjegjshëm të disa shtepive dhe objekteve hoteliere. Pallatit Venecia, e cila është perla e turizmit te Ulqinit, po i dhunohet identiteti. Tash sa kohë para derës është e shkruar “Begova Kula” ( Kulla e Begut), ku në përshkrimin e web faqes zyrtare të kompanisë “Real Estate” nga Ulqini, përshkruhet si “Kopjim autentik i Kullës së Begut nga Trebinja (Bosnja e Hercegovina)” Falsifikim i pafalshëm i cili nuk duhet toleruar.

E kjo gjë nuk mbetet këtu. Lifti privat që tentojnë të ndërtojnë çon pikërisht tek objekti që pronari i tij pretendon që është kullë boshnjake, kështu që si pasojë edhe lifti mund të dalë një kopje autentike e ndojë lifti nga Kalesia e Bosnjës.

E që ironia të mos mbarojë këtu, “lift boy” i cili do te na çojë tek maja e “Begova Kulla” mund te jetë i veshur me veshje boshnjake, normalisht shqiptar, kesi lloji gjenden kollaj. Siç jan gjetur edhe anëtarët e komisionit për vlerësimin e vendit ku do të ndërtohet lifti, ku disa nga ato janë të njëjtë me ato të hotelit rus.

Prandaj duhet të marrim mësim nga kalajlitë e vjetër, që e mbrojtën Kalanë e vet nga presioni i regjimit të athershëm, dhe të tregohemi të mençur dhe trima, e kësaj here ta mbrojmë nga vetvetja!

1 Koment

  1. Duhet kerkuar shperberjen e ati komisioni te koruptur dhe dorehjekjen e tyre qe janë në funksione publike. Mjaft me ! Duhet me çdo kusht te kerkohet llogari.

Comments are closed.