Ka filluar rregullimi i Mëhallës së Re

0

Ashtu edhe sic u paralajmërua nga sekretari Mustaf Gorana, rregullimin i rrugës, trotuarëve dhe ndricimit në Mëhall të Re, ka disa ditë që ka filluar.

Ky investim planifikohej edhe para sezonit turistik, por procedura e prokurimit publik u zgjat dhe nuk u arrit që përgatitjet të kryhen para ndalimit të ndërtimeve.

Punimet do të kryhen nga kompanitë “Artek” dhe “Ramel”.