Ka edhe kështu: Dysheku në mes të bulevardit

0

NP Veprimtaritë Komunale ka postuar në faqen e vet në facebook një fotografi që tregon cudirat e sezonit në Ulqin.

Në mes të bulevardit dikush ka hedhur (ose vendosur) një dyshek. Nuk dihet saktësisht nëse dysheku është hedhur që ta marrin punonjësit e pastrimit apo pronari i tij e jep me qira për turistë.

Sidoqoftë, nëse veprime të tilla kalojnë pa dënime, vitin e ardhshëm dhënia e dyshekëve me qira nëpër zonat më atraktive të qytetit mund edhe të zhvillohet në biznes. Kurrë si dihet.