Jl Won Choi: Koreani në krye të Otrantit

0

Personi në foto është Jl Won Choi nga Koreja e Jugut i cili sipas informatave do të jetë në krye të klubit të futbollit Otrant.

Ky lajm dje ka bërë bujë në qytetin tonë, pasi është hera e parë që një i huaj interesohet për sportin e Ulqinit. Deri tani nu ka të dhëna të hollësishme për koreanin por shpresojmë që të jetë person më i besueshëm se “investitorët strategjik” që planifikonte qeveria si Shinawatra, Polonski etj.

Në faqen facebook të Sportit të Ulqinit ka edhe foto të modelit të ri të fanellave të klubit të cilat duken të një dizajni mjaft tërheqës.

A po vijnë ditë të gëzuara për futbollin në Ulqin?

Të paktën po shpresojmë. Se më keq edhe ashtu nuk ka ku shkon!