Javën e ardhshme: Dita e Shegës 2014

0

Biznis Klub Ana e Malit për here të tretë organizon ngjarjen “Dita e Shegës 2014”  në Katërkollë, këtë vit në bashkëpunim me Organizatën Turistike të Ulqinit.

Ngjarja mbahet ditën e enjte, më 16 tetor 2014, në ora 11:00, në qendër të Katërkollës.

Kjo ditë është pjesë e “Dolcinium International Festival”, i cili do të mbahet në Ulqin prej datës 16 deri 19 tetor si mbyllje e sezonit turistik 2014.

Kjo ditë është një veprimtari tashmë tradicionale, e cila ka për synim të rrisë ndjeshmërinë e popullatës dhe prodhuesve, të institucioneve vendore e më gjerë, e poashtu prezantimin e produkteve bujqësore vendore, si dhe shpalosjen e mundësive të prodhuesve të kësajë zone tëvpasur me pemë të llojeve të ndryshme të një cilësie të lartë.

Risi këtë vit është që për herë të parë do të prezantohet një info – katalog i përbashkët i të gjithë prodhuesve bujqësorë, i sponsorizuar nga BKA-ja me qëllimin e vetëm që të gjithë të njihen me prodhimet dhe me të gjithë prodhuesit e kësaj zone.

Pjesë e programit të këij viti do të jetë edhe Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” nga Prishtina, si dhe këngëtarë vendas dhe disa humoristë nga Shqipëria.

Përveç programit artistik, do të ketë edhe ushqim tradicional për të pranishmit.

ansambli shota