Ja si e fiton bukën e gojës ky fëmijë shqiptar

0

Kjo foto nuk është nga Afrika e as nga Azia, por nga Europa. Më saktësisht nga Bulqiza e Shqipërisë.

Ky fëmijë i cili nuk duhet të ketë më shumë se 10 vjet, është detyruar të lëshojë shkollën dhe të fitojë bukën e gojës për vehten dhe familjen duke bartur copa të mëdha kromi.

Dhe këtë e bën kundrejt një pagese qesharake prej 300 lekësh, e barabartë me 2.5 euro.

Nuk nevojiten statistikat të tregojnë për varfërinë, krimin dhe degjenerimin. Mjafton të shihet kjo foto!

 

/Zëri/