Ja oferta e Polin për akua park!

0

Kompania turke “Polin”, e cila është e vetmja që është paraqitur në tenderin e hapur nga Komuna e Ulqinit për dhënien me qira të tokës në Shtoj për ndërtimin e akua parkut në Ulqin, ka bërë ofertë prej 1.10 euro për m² për një vit. Toka në fjalë ka një sipërfaqe prej 25,498 m², që i bie 28,047.8 euro në vit, ose 841,434 euro për 30 vjet.

Oferta është hapur sot dhe pason afati prej 15 ditësh për të kontrolluar nëse gjithcka është në rregull me dokumentacionin dhe për të vendosur.

Kompania Polin është themeluar në vitin 1976 në Stamboll dhe është njëra ndër kompanitë më të mëdha në botë në industrinë akuatike. Polin është ndër udhëheqësit botërorë në dizajnimin, prodhimin dhe instalimin e parqeve ujore.

Parku ujor më i madh në Evropë, Aquarena në Budapest; parku ujor i brendshëm më i madh në Evropë, Aquaworld në Budapest; parku ujor më i madh në Lindjen e Mesme, Aquapark në Sharm El Sheik; dhe parqet ujore më të mëdha dhe fituese të çmimeve në Iran Rusi, Turqi, Vietnam, Ukrainë, Greqi dhe shume të tjera janë prodhuar nga Polin.