Ismailisufi: Gegaj mendon se është zëdhënës i shqiptarëve

0

Na vjen mirë që përfëqsuesit e pushtetit janë ta shqetsuar për përqindjen e ulët të shqiptarëve në organet shtetërore, por ato qeverisin tash 25 vjet çka tregon qartë për dështimin e tyre, tha anëtari i këshillit qëndror të LPNsë (PZP) dhe këshilltari i FD-së (DF) në kuvendin e Podgoricës Çel Ismailisufi.

Ai shtoi se Gegaj po merr përsipër të bëhet zëdhënës i shqiptarëve në Mal të Zi, vend ku nuk kanë rëndësi aftësia e profesionaliteti, por vetëm libreza e partisë.

“Pakicat, në këtë rast shqiptarët, nuk janë të integruara në shoqërinë e Malit të Zi, por ta izoluara nëpër enklava që janë më të varfërat në vend. Manipulimi me pakica është i lehtë, kërcënohen me të kaluarën kurse premtimet harrohen menjëherë pas zgjedhjeve. Jemi që të rinjtë dhe profesionistët e shkolluar të qëndrojnë në vendin e tyre, por kjo mund të arrihet vetëm kur Gegaj dhe partia e tij të largohen nga pushteti” , përfundoi Ismailisufi.