ISIS hyn fuqishëm edhe në Libi: “Itali, na prit!”

    0

    Të gjithë shtetasve të huaj u është kërkuar të largohen nga Libia. Lajmërimi erdhi pas pushtimit që ISIS i ka bërë pushtimit të stacionit të radios në qytetin e Sirtes. Ushtarë të arlamtosur mbajnë nën kontroll tashmë këtë zonë të qytetit. Sirte ndodhet 500 kilometra nga kryeqyteti libian i Tripolit dhe tashmë është në duart e xhihadistëve që kanë pushtuar një lagje qendrore të qytetit dhe e mbajnë atë të rrethuar.

    Mungon vetëm proklamimi zyrtar nga ana e Kalifatit për aneksimin e qytetit bregdetar të Libisë. Që nga pushtimi i radios, xhihadistët vetëm transmetojnë urdhra nga zëdhënësi i tyre Abu Mohammed al-Adnani, duke u alternuar me fjalime të liderit Al-Baghdadi. Është vetëm çështje orësh që pas qytetit Derna edhe Sirte të bjerë në duart e xhihadistëve të ISIS.

    Pak orë nga pushtimi i Sirtes, një mbështetës i Kalifatit Islamik ka postuar në Twitter një foto të një harte duke shkruar: “Distanca nga Roma në Sirte është 1250 km, sa ajo që ndan dy qytetet saudite Jeddah dhe Dammam. Një raketë “Scud” mund të arrijë në Itali” – ka shkruar xhihadisti i quajtur “Qalam hur”. Kujtojmë që bregu i Sirtes nga Italia është vetëm 450 km.