Ish numri një i tenisit femror së shpejti në Ulqin

0

Caroline Wozniacki, tenistja daneze që për një kohë ishte edhe numri një në renditjen botërore WTA, ka paralajmëruar pjesëmarrjen në turneun FED Cup që do të mbahet në qytetin tonë.

Siç edhe kemi njoftuar më parë, ky turne do të mbahet nga 13 – 18 prill në terrenet e klubit të tenisit “Bellevue”.

Përveç kombëtares daneze që do të udhëhiqet nga Wozniacki, në turne do të marrin pjesë edhe 16 kombëtare tjera në rang botëror.

Ky turne, por sidomos pjesmarrja e një tenistje me famë, do të kontribuojë edhe më shumë në afirmimin sportiv dhe turistik të qytetit tonë.