iPad Air 2 – fotografitë jozyrtare

0

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text]Pritet që Apple së shpejti zyrtarisht të prezantojë gjeneratën e re të iPad-ëve brenda këtij muaji dhe fotografitë e rrjedhura kanë dalë në kohë të duhur: thashethemet e ditës së sotme dalin nga një blog i mirënjohur për pajisje hi-tech, që publikoi disa fotografi që përshkruajnë pajisjen model të iPad –it të ri.

Para së gjithash, po qe se mund t’i besohet informatave të rrjedhura – me një dozë dyshimi- iPad Air 2 do përvetësojë detajet e dizajnit të iPhone 6. Jo vetëm se do ketë sensor për gjurmë gishtërijnsh, por do ketë trashësi prej vetëm 7 mm. (krahasuar me iPad Air aktualisht në treg, i cili ka trashësi prej 7.5mm), njëjtë si gjenerata e re e iPhone.

Ngjashmëritë vazhdojnë kur i shikojmë butonat e volumit, që tani janë të integruara në skaj të pajisjes. Sipas një blogu tjetër, butoni rotacional/ mute është “eliminuar për të siguruar trashësinë e dëshiruar.”

Tani, sa i përket këtyre dy faqeve, ky model nuk ndizet dhe sigurisht është një pajisje në fazë prototipi. Pra nuk dihen detajet e ekranit apo procesorit etj. dhe aq më pak detajet mbi eksperiencën e përdorimit.

Dhe është më se e sigurtë se ky  model “prototip” ndryshon nga modeli i cili pritet të shfaqet nga Apple këtë muaj. Sidoqoftë, ka shumë gjasa se Apple do e huazojë stilin e dizajnit industrial nga gjenerata e re e pajisjeve dhe do i aplikojë në të gjitha pajisjet që do prodhojë në vijim –  ishte edhe koha që iPad të ketë versionin e lëmuar të vetin.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_gallery type=”flexslider_slide” interval=”3″ images=”2662,2663,2664,2665″ onclick=”link_image” custom_links_target=”_self” img_size=”large”][/vc_column][/vc_row]