IPA: Projekt kundër peshkimit ilegal

0

 

Zyra për bashkëpunim ndërkombtarë dhe projekte ka dërguar thirrje për pjesmarrje në projektin për mbrojtjen e bregdetit të Komunës së Ulqinit. Gjegjësisht ndalimin e peshkimit ilegal nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme. Ky projekt do të financohet nga Mbretëria e Norvegjisë.

Sipas fjalëve të nënkryetarit të komunës Ardijan Mavriqit, qëllimi i këtij projekti është mbrojtja e ekosistemit detar dhe bregdetar nëpërmjet monitorimit, trajnimit, bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, si dhe ngritjes së vetëdijes së qytetarëve në lidhje me këtë problem.

Si partnerë në projekt do të marrin pjesë Drejtoria e policisë, Drejtoria për inspektime, Ministria e bujqësisë dhe klubi lokal i peshkimit sportiv “Bojana”.

Konferenca fillestare e këtij projekti do të mbahet me datën 06.02.2015 në hotel “Dolcino” me fillim në ora 11.00.