Investitorët holandezë së shpejti në Ulqin

0

Javën e kaluar në periudhën prej 14 deri më 18 tetor, një delegacion nga Ulqini në përbërje me Kryetarin e Komunës Fatmir Gjekën, Kryetarin e Kuvendit Fuad Haxhibetin dhe drejtorin e Ndërmarrjes së Ujësjellësit Fehmi Avdiun, realizoi një vizitë zyrtare në Hollandë.
Në kuadër të kësaj vizite u realizuan një sërë takimesh me disa investitorë potencialë.

Takimi i parë u realizua me Debets Schalke BV, kompani nga industria e ujrave të zeza, me të cilën u bisedua lidhur me situatën dhe mundësitë e bashkëpunimit për zgjidhjen e problemeve të kësaj fushe në Ulqin.

Me kompaninë Master Hortitrade, e cila merret me ndërtimin e serave për bujqësi dhe shitjen e artikujve bujqësorë, gjithashtu u realizua një takim nga i cili u përfundua që të vazhdohen kontaktet me prodhuesit vendorë drejtëpërsëdrejti.

Bisedimet u zhvilluan edhe me kompaninë PPV Trading C.V., e cila ekspertizë ka në fushën e projektimit dhe inxhinieri të ujërave të zeza dhe ujit të pijshëm.

Delegacioni vizitoi edhe kompaninë Nedfact, që kanë shprehur interesim të madh për ndërtimin e hotelit në hapësirën e ish Jadranit ku u disukutua, me drejtorin e kësaj kompanie Guus Franked dhe asistentin e tij Riemer de Graaf, lidhur me planin e tyre që të investojnë rreth 65 milionë euro.

Përfaqësuesit e dy kompanive të fundit priten të vizitojnë Ulqinin nga mesi i nëntorit.