Investitorët e Aqua parkut takohen me udhëheqësit komunal

0

Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij mbajtën takimin e rradhës me investitorët turq të interesuar për ndërtimin e Aqua parkut në Shtojin e epërm.

Komuna në ndërkohë ka kërkuar nga Agjencia e aviacionit që të vërtetojë  pozicionin e investimit në fjalë, pasi siç dihet Aqua parku do të jetë në një largësi 470 metra nga aeroporti sportivë i cili parashihet në këtë pjesë të qytetit.

Në ndërkohë sipas Agjencisë objekti mund të planifikohet në lokalitetin e propozuar me kusht që lartësia e tij në park të parashihet me kushtet përkatëse të Agjencisë.

Me këtë shkohet drejtë përmbushjes së të gjitha kushteve dhe i hapet rruga fillimit të këtij investimi.