INVESTITORË NGA JORDANI TË GATSHËM QË TË INVESTOJNË NË BUJQËSI

0

Kryetari i Komunës, Nazif Cungu, priti sot përfaqësuesit e kompanisë “Memnon” nga Jordani, ndër to z. Mouvafaka Al Tamneh, prodhues eminent  në vendet e Gjirit, respektivisht këshillit për bashkëpunim GCC.

Në shoqërinë e z.Al Tamneh ishin dhe  afaristë nga Iraku, Kuvajti  dhe Izraeli ,si dhe përfaqësues  të Ambasadës së  Emirateve të Bashkuara në Podgoricë.

Mysafirët e  njoftuan kryetarin Cungu se kompania e tyre  është e interesuar  për rritjen e tërfonjës, duhanit , rritjen dhe  grumbullimin e  pemëve jugore  siç janë mandarinat e limonët, si dhe shprehën interes në hapjen e pularive etj..

Pas vizitës që investitorët i bënë Malit të Zi, arritën në përfundimin se lokacioni më i përshtatshëm  dhe më interesant  për këtë lloj biznesi  është  trualli  i ish-ekonomisë së dikurshme ushtarake  në Shas.

Nga ana tjetër, kryetari Cungu  shprehu gatishmërinë  e Komunës  që të gjithë investitorëve  maksimalisht t’i dalë në ndihmë  dhe shtoi se  projektet e këtij lloji  mund të  ndikojnë në zhvillimin e  bujqësisë në komunën e Ulqinit. Për shkak se  trualli  i kërkuar është në pronësi të  shtetit të Malit të Zi, Komuna e Ulqinit  në një afat sa më të shkurtër,  në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, do të inicojë dhënien e  tokës me qera investitorëve potencial. Pas takimit, mysafirët  vizituan edhe disa  lokacione të tjera  që janë me interes  për investime.

20161028_jordanezet_4_20161028_043446