Investimi 5 milionësh në kanalizim: Qeveria dha pëlqimin, në shtator fillojnë punimet

0

Investimi me vlerë 5 milionë euro në rrjetin e kanalizimit Kodra-Totosh-Mali i Bardhë-Braticë, i cili do të financohet nga kredia e Bankës Europiane për Zhvillim, mori dje edhe miratimin e qeverisë së Malit të Zi, meson portali ynë.

Ky është një investim jashtëzakonisht i rëndësishëm për infrastrukturën e Ulqinit, punimet në të cilin pritet të fillojnë në muajin shtator.

Kredia është miratuar për 25 vite, me grejs periudhë prej 4 vitesh.