Interesim i vazhdueshëm i Gjermanisë për Ulqinin. Steinecker propozon Valdanosin në UNESCO

0

Sot  në Ulqin  qëndroi  për  vizitë pune ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë  Gudrun Elisabeth Steinacker e shoqëruar nga  eksperti  i energjisë së rinovuar  dr.Alfred Reich.
Ata u pritën nga Kryetari i Komunës z . Fatmir Gjeka dhe  bashkëpuntorët e tij.
Fillimisht  biseda u përqëndrua në potencialet  e mëdha natyrore që ka Mali i Zi, dhe mundësitë e shfrytëzimit te tyre në prodhimin e energjisë. Për këtë u tha se qeveria po ndërmerr hapa konkret  por këtu mund të kycen dhe qeverisjet vendore.
Ambasadorja Steinacker tha se ne jemi te interesuar që te jetësojmë një pilot projekt të energjisë solare për nevojat e  Kripores  nëpërmjet grantit të  Bankës Gjermane, por  komuna  mund të  konkurojë  për  projekte të  ngjashme  edhe në vende të tjera në  territorit te saj
Projekti i Kripores do të kishte  një kosto  mbi 220 mijë euro. Ambasadorja edhe në takimin e sotëm  foli për rëndësinë e Kripores, por edhe të resurseve të tjerë  të  mëdha që  ka Ulqini e që  duhet të  shfrytëzohen konformë  masterplanit e mos të devastohen.
Nga ana tjeter  kryetari Gjeka shtoi se komuna është tejet e interesuar  për  cështjen e Kripores dhe insiston që të mos  anashkalohet. Ai vecoi se Komuna e Ulqinit  është e gatshme  që të  përgatisë  për  të  gjitha  klubet  e  partive politike  në Parlamentin e Malit te Zi  material të vecantë  për atë se si e sheh komuna  të ardhmen e Kripores.
Nje cështje tjetër që  u prek në takim  ishte cështja e Valdanosit, e cila sipas ambasadores  paraqet rast unikal , andaj ajo i propozoi të pranishmëve që  të drejtohen në UNESCO respektivisht në  zyrës e saj në Paris që  ky kompleks i vecantë në llojin e vet të vihet në mbrojtje të trashegimisë  boterore , gjë e cila  u  përshendet  njëzeri nga  të pranishmit.
Pas  kësaj Ambasadorja Steinacker dhe z. Reich, në shoqërinë e  nënkryetares Zenepa Lika  vizituan Kriporen për  tu  njoftuar në vend se ku do të instaloheshin panelet djellorë nëse arrihet mareveshtja për  jetësimin e projektit  gjerman .