Intensifikohen aktivitetet për investimin e madh në ujësjellës dhe kanalizim

0

Sot në Komunën e Ulqinit u mbajt një takim në mes zyrtarëve të Komunës, ndërmarrjes  Ujësjellës – Kanalizime dhe kompanisë shtetërore Vodacom, ku u diskutua në lidhje me hapat e metejshëm për kapërcimin e pengesave për realizimin e këtij investimi me rëndësi të veçantë për Komunën e Ulqinit.

Drejtori i Vodacom Boris Vukoviq tha se këtë 10 ditët e fundit është bërë më shumë për arritjen e këtij investimi se sa në plot 2 vitet e kaluar, gjatë të cilëve tha Vukoviq, ka pasur stagnime në përmbushjen e detyrimeve të Komunës.

Kryetari i Komunës Nazif Cungu tha se arritja e këtij investimi kërkon angazhim të strukturave të Komunës por sidomos ndërmarrjes Ujësjellës- Kanalizime, e cila duhet të përmbush kushtet e nevojshme që ky investim të bëhet realitet sa më shpejt.

Në takim ishin edhe projektuesit e këtij investimi, përfaqësuesit e kompanisë gjermane Sachsen Wasser.

Investimi prej 20 milionë eurosh në ujësjellës dhe kanalizime do të mundësohet nga mjetet e bankës gjermane KFW, dhe përbën njërin nga kushtet kryesore për zhvillimin e infrastrukturës ës qytetit.