Instituti IDEA: muaji Janar, ndihma për skamnorët në komunën e Ulqinit

0

Në vazhdën e aktiviteteve humanitare, Instituti për Drejtësi, Edukim dhe Arsim – IDEA, si fillim të vitit 2015, gjatë muajit Janar shpërndau ndihma për skamnorët e Komunës së Ulqinit me rrethinë.
Falë atyre që dinë të zgjasin dorën e ndihmës, Instituti IDEA arriti të përgatis pako me artikuj ushqimorë dhe t’ua shpërndajë skamnorëve nga Komuna e Ulqinit dhe, shpresojmë se sado pak do t’i zbusim hallet e bashkëqytetarëve tanë.
Ky aksion do të vazhdoj gjatë tërë vitit siç kemi bërë edhe viteve të kaluara, andaj çdo kush që dëshiron që të jetë bashkëveprues dhe të shtrijë dorën e solidaritetit dhe të ndihmës, atëherë ndihma juaj është e mirëpritur, ju lutem na kontaktoni në portalin tonë. (http://idea ul.com/kontakti/)

 Instituti IDEA u është mirënjohëse të gjithë atyre që kontribuan në realizimin e këtij projekti dhe e lusim Krijuesin tonë Fuqiplotë që t’i pranojë sakrificat dhe kontributet e çdonjërit, duke i shpërblyer me të mirat e Tij në të dy botërat.

Departamenti i Institutit IDEA
Zyra për informim, Ulqin – Mali i Zi

2014-07-17-13.45.39-300x225 2014-07-17-15.37.25-300x225 2014-07-17-15.37.32-300x225