Inspeksioni – bllokime, rrënime, padi!

0

Inspeksioni për Mbrojtjen e Hapësirës  gjatë javës së kaluar ka shtuar mbikëqyrjen lidhur me ndërtimet pa leje të objekteve në bregdet, si dhe ka shqiptuar masat përkatëse për të gjitha subjektet të cilat janë regjistruar se po kryejnë ndërtime pa leje.

Në Ulqin janë kontrolluar 32 objekte, në 4 nga të cilat janë bllokuar punimet, për 2 prej tyre janë sjellë vendime për rrënimin e objekteve, si dhe për 2 janë depozituar padi penale.

Inspeksioni për Mbrojtjen e Hapësirës ka bërë të ditur se ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me përfaqësuesit e pushtetit lokal, me të cilët do të organizojnë aktivitete të përbashkëta në të ardhmen, në mënyrë që mbrojtja e mjedisit të jetë sa më efikase.