Incidenti Murati: Nimanbegu kërkon sqarime nga Ambasadori Filo dhe Ministri Konjeviq

1

Lidhur me reagimin e kryetarit të klubit të Forcës Arijan Muratit për ndalesën e tij në policinë kufitare, kryetari i Këshillit Kombëtar Genci Nimanbegu i ka nisur letër të menjëhershme ambasadorit të Shqipërisë ku ka kërkuar sqarime lidhur me këtë incident.

Poashtu z. Nimanbegu lidhur me këtë i ka nisur letër edhe Ministrit të punëve të mbrendshme Rashko Konjeviq ku kërkohen të njëjtat sqarime.

Siç kemi njoftuar edhe më parë këshilltari i Forces ka reaguar ashpër pas ndalesës së tij në kufirin me Shqipëri me arsyetim që ishte pjestar i ndeshjes Shqipëri – Armeni para disa muajsh.

Me këtë rast, kryetari i KKSH-së Nimanbegu u bën thirrje të gjithë atyre që janë ndaluar në kufi për të njëjtat arsye  që të vijnë pranë këtij Këshilli dhe të bëjnë të njohur problemet e tyre.

1 Koment

  1. A thua mos eshte edhe Ljoro Nrekići ne at list dhe ndofta e kan ndaluar edhe at ne kufi ne Podgoric sepse edhe ai ishte prezent duke simpatizuar, ma do mendja per Shqiperin, ne sheshin ” Battery Gardens” ne Manhattan kur u mbajt ndeshja Shqiperi – Serbi. Sheshi i tere KUQ E ZI

Comments are closed.