Incidenti i parë: Aktivistët e Hajdinagës fshin “Galebin”

0

Mbrëmë vonë u shënua incidenti i parë lidhur me zgjedhjet lokale në Ulqin. Në orët e vona aktivistët e PD-së janë zënë në flagrancë duke mbuluar bilbordin në qendër të Ulqin. Në bilbord ishte fotografia e Hotelit “Galeb” në momentin duke u rrënuar. Kjo ngjarje është filmuar dhe ku shifen qartë aktivistët duke e lyer bilbordin.

Kjo nuk është hera e parë që ndodhë diçka e tillë. Edhe në zgjedhjet e kaluar aktivistët e Hajdinagës pikturuan të njëjtin bilbord me pamje të Galebit.

Kujtojmë që Hadinaga është një ndër personat e hetuar për rastin e rrënimit të Galebit e pikërisht kjo është arsyeja që shpjegon reagimin kaq agresiv.

Artikuj të lidhur:

Vijesti: Hajdinaga nën hetim për rrëzimin e Galebit

Incidenti i parë zgjedhor në Ulqin