Inaugurohet shetitorja në Pyllin e Pishave, planifikohen investime të reja

0

Kryetari i Komunës Nazif Cungu priti sot në takim përfaqsuesit e NP të Mirat Detare me në krye drejtorin Predrag Jellushiq.

Në kuadër të takimit u bë inaugurimi i shetitores në pyllin e pishave, u vizitua ndërtesa për strehimin e 13 familjeve nga shtëpizat pranë ish hotelit Jadran, Valdanosi, dhe punimet në rrethimin e dinave të rërës në Plazh të Madh.
Në takim u diskutua edhe në lidhje me nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit , sidomos në eleminimin e problemeve të zonës së Shtojit, ku deponitë ilegale përbëjnë një problem të madh.

Shetitorja në pyllin e pishave ka kushtuar rreth 150.000 euro, dhe pas Kacemes është investimi më i madh i të Mirave Detare në Ulqin.