Imagjinatë e pa fund për hedhjen e mbeturinave në qytetin tonë (foto)

0

Hedhja e mbeturinave është një proces kompleks që kërkon nga ‘pronari’ i tyre të ketë inteligjencën e nevojshme ti deponojë në vendin e paraparë për to.

Kjo punë e ‘stërmundimshme’ për qytetarët dhe mysafirët tanë është shumë e papëlqyeshme, dhe si pasojë, mbeturinat përfundojnë gjithandej.

Nga fotot mund të shihet se cdo gjë në formë të rrumbullakët apo ovale, mjafton që mbeturinat mos të bien, mund të shërbejë për hedhjen e tyre.

Këto foto janë dërguar në portalin tonë nga një qytetar i Ulqinit.